Me rastin e shqyrtimit të çështjes së ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Lepenc, nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqata e peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik, organizojnë sot protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Kaçanik.
“Për të gjithë qytetarët e Kaçanikut sot duke filluar nga ora 10:00 do të takohemi para Objektit Komunal për të kundërshtuar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve në Lumin Lepenc.\”
\”Me atë rast ne kundërshtojmë: Futjen e ujit në gypa për kilometra të tërë, shkatërrimin total të ekosistemit, dëmtimin e mjedisit natyror dhe peizazhit me vlera shumë të larta, humbjen e potencialeve bujqësore dhe turistike, humbjen e mundësisë për shijim të natyrës dhe mundësisë për sport dhe rekreacion, dhe shumë dëmtime tjera me përfitime minimale’, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqatës së peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik.