10.9 C
Pristina
Sunday, October 20, 2024

Buy now

spot_img

Kaçanikasit protestojnë kundër ndërtimit të hidrocentralit

Me rastin e shqyrtimit të çështjes së ndërtimit të hidrocentraleve në Lumin Lepenc, nga Kuvendi Komunal i Kaçanikut, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqata e peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik, organizojnë sot protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Kaçanik.

“Për të gjithë qytetarët e Kaçanikut sot duke filluar nga ora 10:00 do të takohemi para Objektit Komunal për të kundërshtuar ndërtimin e këtyre hidrocentraleve në Lumin Lepenc.\”

\”Me atë rast ne kundërshtojmë: Futjen e ujit në gypa për kilometra të tërë, shkatërrimin total të ekosistemit, dëmtimin e mjedisit natyror dhe peizazhit me vlera shumë të larta,  humbjen e potencialeve bujqësore dhe turistike, humbjen e mundësisë për shijim të natyrës dhe mundësisë për sport dhe rekreacion, dhe shumë dëmtime tjera me përfitime minimale’, thuhet në njoftimin e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit Gjethi” dhe shoqatës së peshkatarëve “Trofta e Lepencit” në Kaçanik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img