13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kaçanik: Një person e mbyllë një femër në banesë, policia thyen derën dhe e arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur ishte mbyllur nga një person në një banesë, ku dyshohet se të ketë kryer marrëdhënie seksuale më të.

Policia kishte liruar të miturën duke thyer derën e objektit ku dyshohej se po mbahej viktima dhe kishte arrestuar të dyshuarin.

Rasti është cilësuar si ‘Dhunim dhe privim i kundërligjshëm i lirisë’

“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell IndeksOnline.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img