Është arrestuar një person në Kaçanik për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Kaçanik 29.06.2023 – 18:40. Pas hetimeve intensive te zhvilluara nga ekipet policore, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.