Site icon PrishtinaPress

Kabinetit të Mustafës i shtohen edhe dy këshilltarë

Kabinetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, i janë bashkuar dy këshilltarë të rinj

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Mybera Mustafa është emëruar në postin e këshilltares politike për çështje të shëndetësisë si dhe Kastriot Halili, do të jetë këshilltar politik për integrime evropiane dhe çështje të sigurisë.
Mybera Mustafa është aktiviste e njohur politike e cila ka doktoruar në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.
Kastriot Halili është njohës i proceseve integruese evropiane dhe ka punuar në Ministrinë e Integrimit Evropian, si dhe ka kryer studimet evropiane në universitete të njohura ndërkombëtare.
Njëkohësisht, që nga data 26 shtator 2016, këshilltari i jashtëm për siguri, Edon Myftari, është liruar nga kjo pozitë.
Exit mobile version