1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kabineti Mustafa ndër më masivët në rajon e Evropë

Qeveria nuk e ka filluar akoma ridizajnimin e vet, duke mbetur kështu ndër më të mëdhatë në rajon e në Evropë.
Nuk ka nisur ta bëjë as vlerësimin e performancës së ministrave dhe as analizën përkitazi me tkurrjen që e ka paralajmëruar edhe kryeministri Isa Mustafa e edhe presidenti Hashim Thaçi, shkruan sot Koha Ditore.
Nuk dihet se cili do të jetë rezultati i këtij procesi, ani se Qeverisë do t’i përcillet një propozim konkret se si duhet të duket, në mënyrë që ta rrisë efikasitetin e në të njëjtën kohë të shpenzojë më pak.

Hajredin Kuçi, zëvendëskryeministër i parë dhe nënkryetar në partinë kryesore në pushtet, PDK, nuk ka treguar për ndonjë veprim të ndërmarrë në kontekst të paralajmërimit për riformatimin e ekzekutivit.
E, në Kabinetin e kryeministrit Mustafa kanë refuzuar të japin informacione.
Faton Abdullahu, këshilltar për media i Mustafës, ka thënë se në rrjedha për këtë temë është zëdhënësi Arban Abrashi, i cili është edhe ministër i Punës. Por Abrashi nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img