1.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Kabineti i anëtarit kroat të Presidencës së BeH, mohon se është votuar sot kundër pranimit të Kosovës

Gjatë ditës së sotme ishte raportuar se Presidenca e Bosnjës dhe Hercegovinës ka votuar kundër njohjes së Kosovës, mirëpo nga kabineti i anëtarit kroat të Presidencës, Zhelko Komshiq, kanë mohuar një gjë të tillë.

Zyrtarë të kabinetit të Komshiq kanë konfirmuar se një informacion i tillë nuk është i saktë, dhe se mbeten thjesht spekulime.

“Srna ka publikuar lajmin se në seancën e sotme anëtarët e Presidencës së BeH, Shefik Xhaferoviq dhe Zhelko Komshiq së bashku me anëtarin tjetër Millorad Dodik, kanë votuar kundër njohjes së Kosovës”, thuhet në kumtesën e kabinetit të kroatit Komshiq.

Lajmin e ka konfirmuar edhe këshilltari për media i Komshiqit, Nihad Hebiboviq, i cili theksoi nuk është votuar fare për njohjen e Kosovës gjatë seancës së sotme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img