Bekim Kabashi, gazetar dhe drejtor i gazetës online Reporteri.net, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim të cilit Kosova nuk mund t’i ikë.
Sipas tij, Asociacioni mund edhe të mos themelohet nga kryeministri aktual, por se kushdo që vjen pas tij do ta ketë si obligim ta zbatojë.
Kjo pasi, thotë Kabashi, Kosova tash dy herë e ka pranuar si obligim themelimin e Asociacionit; për herë të parë në procesin e 2013-15 nga Thaçi e Mustafa si dhe tash me marrëveshjen e Ohrit, nga kryeministri Kurti.
Kabashi: Kosova qe dy herë e pranoi Asociacionin, fillimisht nga Thaçi e Mustafa, dhe tash nga Kurti
Bekim Kabashi, gazetar dhe drejtor i gazetës online Reporteri.net, konsideron se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një obligim të cilit Kosova nuk mund t’i ikë.
Sipas tij, Asociacioni mund edhe të mos themelohet nga kryeministri aktual, por se kushdo që vjen pas tij do ta ketë si obligim ta zbatojë.
Kjo pasi, thotë Kabashi, Kosova tash dy herë e ka pranuar si obligim themelimin e Asociacionit; për herë të parë në procesin e 2013-15 nga Thaçi e Mustafa si dhe tash me marrëveshjen e Ohrit, nga kryeministri Kurti.
“Asociacioni do të themelohet. Mund të mos themelohet nga Kurti asnëjherë, në bazë të kësaj marrëveshjeje, por kushdo që vjen pas tij ka me themelu Asociacionin madje edhe duke u thënë që tani kemi dy herë premtim ose marrëveshje nga ana e Kosovës. Një herë, nga Thaçi e Mustafa, 2013-2015, edhe e kemi në 2023-ën nga ana e z. Kurti. Kosova është e obligume pra, dy herë ka marrë obligim për me themelu Asociacionin”, tha Kabashi në ATV.
“Asociacionin kemi me bo. Nëse jo sot, kemi me bo mas 8 viteve, mas 18 viteve, por kemi me humb këtë proces. Kurgjo nuk fitojmë prej kësaj marrëveshjeje, që kemi mujt me fitu, por vetëm humbim prej kësaj”.
Kabashi shtoi se Kosova ka mundur të përfitojë nga ky proces, por kryeministri Kurti ka dështuar që t’i sigurojë benefitet.
“Mendoj që Kosova është dëmtu sepse Kurti ka mundur të mbërrijë me nxjerr një marrëveshje në këtë proces, e cila ndoshta e kish sjell edhe njohjen e pesëshes”, tha Kabashi. /Reporteri.net/.