Dëshmitari Shefqet Kabashi është marrë në pyetje nga Gregory Kehoe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi.
Kabashi është pyetur nga avokati i Thaçit lidhur me një deklaratë të tij, ku ka thënë se ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka shpëtuar dënimit nga Gjykata e Hagës falë mos-dhënies së dëshmisë së Kabashit, shkruan Gazeta Insjaderi.
Ai ka sqaruar, duke thënë se prokurorët dhe EULEX-i s’donin t’ia dinin dhe se merreshin, siç u shpreh ai, me emrat.
Sipas tij, Thaçi e Haradinajn mund ta merrnin edhe më herët Gjykata Speciale, por që ata u arrestuan gjatë kohës sa ishin funksionarë shtetërore. Këtë ai e quajti si proces politike.
Dëshmia:
Kabashi: Afrim Morina u ndalua, u përpoq të kyçej në UÇK dhe bashkë me Idriz Gucatin, kur unë u futa në UÇK në Jabllanicë ata ishin aty. Ata ishin keqtrajtuar, rrahur kur i pashë. Mund të thonë gjëra të tjera, p.sh Fadil Gashi mund të thotë nuk mund ta besoj këtë por Afrim Morina dhe Idriz Gucati u rrahën.
Kehoe: Në fakt, Afrim Morina tha se nuk e kishin rrahur.
Kabashi: Unë i thashë edhe më përpara se ai s’i beson sistemit, as unë s’i besoj. Ai mund të thotë çfarë të dojë.
Kehoe: Duke refuzuar të dëshmonit në çështjen Haradinaj, thotë se po të mos ishit ju ai do të kishte dënuar. Unë jam protagonisti kryesor që ta shpëtojë këtë. Pra, në qoftë se ju thoni se ju jeni arsyeja pse Ramush Haradinaj…
Kabashi: Arsyeja është sepse prokurorët që nga dita e parë unë dhashë intervistë sepse njerëz të pafajshëm po vriteshin. Shqiptarë po vriteshin. Arsyeja që e thashë është se prokurorët nuk donin t’ia dinin, EULEX-i s’donte t’ia dinte. Ata donin vetëm që Haradinajn ta sillnin aty siç kanë bërë dhe tani me z. Thaçi. Mund ta kishin marrë përpara, por e morën sa ishte president. Kjo më thotë mua se gjithçka është politike. Kishin prova edhe atëherë, mund ta kishin pyetur Afrim Morinën dhe Alush Agushin dhe mund të ishin përpjekur të mësonin pse ndodhin këto gjëra. Por, ata donin thjesht t’i paraqisnin emrat në gjykatë. Prandaj, nuk doja të bashkëpunoja me ta. Ata gjithmonë janë përpjekur të luanin me emra dhe jo me atë që ndodhi vërtetë. /Insajderi.org/