3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kabashi: Avancimin e statusit të Kosovës po e pengon marrëveshja me Serbinë

Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, Bekim Kabashi, ka folur mbi avancimin e statusit të shtetit të Kosovës duke thënë se këtë po e pengon arritja e një marrëveshjeje me Serbinë. Ai po ashtu tha se Kurti ka bërë politikë ditore në raport me statusin e Kosovës, dhe se i ka mashtruar qytetarët e vendit.

“Shumë momente politike të rëndësishme historike për këtë vend janë bërë në rrethana dhe në kontinuitet të avancimit të statusit të Kosovës”, tha Kabashi, mirëpo sipas tij, këto avancime janë të vogla pikërisht për shkak se marrëveshja me Serbinë, që s’është arritur ende, e përmbyll statusin e Kosovës.

“Ato zhvillime ose avancime të statusit të Kosovës kanë qenë të vogla për arsye se marrëveshja me Serbinë është ajo që e përmbyll statustin e Kosovës edhe fati i keq është se sot jemi 15 vjet shtet dhe vazhdojmë me diskutu nëse Kosova ka me vazhdu me qenë shtet, me ekzistu përjetësisht apo jo. Kjo është arsyeja pse nuk kemi mbërri me gjetë, bashkë me partnerë tanë, me ia imponu Serbisë me gjetë një marrëveshje sepse s’ka pasë unitet. Kemi bo betejë të brendshme politike në kurriz të Kosovës”, u shpreh Kabashi në ATV.

Sipas Kabashit, kryeministri Kurti ka bërë politikë ditore, i ka mashtruar qytetarët pasi shpesh ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me statusin e Kosovës.

“Nëse qëndrimi i kryeministrit të Kosovës ka ndryshu në çdo 3-4 vite sa i përket statusit të Kosovës, atëherë i bjen që ka bo politikë ditore, pragmatizëm. I ka mashtru qytetarët e këtij vendi”.

“Njerëzit kanë dalë e kanë ndjekë në protesta. Kurti i ka thirrë protesta kundër këtij shteti, qetij të 2008-ës edhe janë vra njerëz, edhe sot iu vendosen lule si heronj të këtij vendi. A është pak kundërthanëse kjo?”, tha ai. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img