-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ka vjedhur tela armature në mënyrë “industriale”, kosovari dëbohet nga Zvicra

Në shkurt të vitit 2020 policia kishte shkuar në një kantier ndërtimi në kantonin Schwyz. Një nga punëtorët e ndërtimit u thotë policëve se teli po zhdukej vazhdimisht kohët e fundit, transmeton albinfo.ch. Për të qenë më të saktë, gjithmonë mungojnë lidhjet e telit, të cilat nevojiten për të mbajtur të bashkuar armaturën.

Pas vjedhjeve të fundit, punonjësit e një kompanie të njohur ndërtimi në Zvicrën Qendrore kanë mbyllur telin në bodrum, mbrapa një dere çeliku dhe një dry. Por, më kot.

Të paktën kështu shkruan prokuroria publike e Zugut në një aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën penale të Zugut në qershor të vitit 2022, shkruan zentraplplus.ch. Shkak ka qenë rasti ndaj një 36-vjeçari nga Kosova; Javën e kaluar Gjykata Penale e Zugut ka publikuar vendimin e saj për këtë çështje.

Një vit burg me kusht

Këtu thuhet: fajtor për vjedhje komerciale dhe të lidhura me bandë. Gjykata e ka dënuar të akuzuarin me një vit burg me kusht, transmeton albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, gjykata ka shqiptuar vendimin për dëbim të kosovarit nga vendi për pesë vjet.

Prokuroria publike kishte kërkuar dëbimin nga vendi dhe 14 muaj burg, ndërsa mbrojtja vetëm një gjobë prej 150 tarifash ditore dhe një “gjobë të arsyeshme”, proporcionale, siç thuhet në aktgjykim.

Gjykata e ka konstatuar si të përmbushur faktin që 36-vjeçari dhe një bashkëpunëtor kanë vjedhur tela në disa kantiere ndërtimi në kantonet Zug dhe Schwyz. Vendimi prej 66 faqesh rendit shtatë akte të përfunduara dhe një tentativë. Vjedhjet kanë ndodhur ndërmjet nëntorit të vitit 2019 dhe majit 2020.

Dyshja e hajdutëve vazhdonte gjithmonë në të njëjtën mënyrë: kur kantieri ishte bosh, të dy fitonin qasje, kërkonin telat dhe ngarkonin aq sa kishte hapësirë ​​në makinë, transmeton albinfo.ch. Ata kanë prerë disa drynë, gjë që në fund ishte solli zbulimin e të akuzuarit: hetuesit kanë gjetur ADN-në e tij në një prerës bulonash që u gjet në një nga skenat e deliktit.

Gjatë procesit, ai ka pranuar veprën, pjesërisht. Megjithatë, ai kishte pranuar se vetëm dy herë kishte hyrë në kantieret e ndërtimit. Gjykata ishte në gjendje të provonte se ai kishte kryer shtatë vjedhje (dhe një tentativë). Prokuroria publike e Zugut kishte akuzuar edhe të tjerë, por në disa raste gjykata nuk i konsideroi këto të vërtetuara, pasi akuzat ndonjëherë bazoheshin vetëm në shënimet në raportet e policisë.

Gjithashtu, gjykata ka korrigjuar shumat që figuronin në aktakuzë, duke i zvogëluar ato në disa raste në mënyrë të konsiderueshme. Për shembull, nëse në një rast flitej për 50 thasë të vjedhur, gjykata ka kosntatuar se fjala ka qenë për vetëm dhjetë thasë. Kjo korrespondonte me rrëfimin e të akuzuarit. Sipas aktgjykimit, prokuroria publike nuk ka arritur të vërtetojë se janë vjedhur 50 thasë.

Në total, dëmi ka arritur në rreth 4500 franga, gjysmën e të cilit e ka marrë 36-vjeçari. Kjo bën që të ardhurat mujore të krimit janë rreth 370 franga. Dhe kjo nga ana tjetër është një “kontribut i rëndësishëm” në financimin e kostos së jetesës, përcjell albinfo.ch. Prandaj, gjykata thotë se ai ka vjedhur në mënyrë “komerciale” që sjell dëbimin nga vendi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img