2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

“Ka vetëm dy opsione se si mund të mbahen zgjedhje legjitime në Veri”

Me 23 prill pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.Lista Serbe ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Ditët e fundit në Veri të vendit janë regjistruar edhe disa incidente me djegie të veturave, veprim i cili nga ekspertët e sigurisë në vend është parë si paralajmërim për të frikësuar serbët për të marrë pjesë në zgjedhje.Njohësi e çështjeve politike në vend po paralajmërojnë tensione në Veri dhe mosmbajtje të zgjehdjeve, nëse Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje.

Profesori universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, tha se ka vetëm dy opsione se si mund të mbahen zgjedhje legjitime në Veri.“Zgjedhjet pa Listën Serbe në Veri do të krijojnë situata të tensionuara dhe konfliktuoze. Për me u bë zgjedhje legjitime në Veri ose duhet të merret vesh me Listën Serbe Presidentja e vendit ose duhet që Veriu të ‘krehet’ nga strukturat paralele në mënyrë që ata mos të jenë në gjendje t’iu bëjnë presion qytetarëve” deklaroi Spahiu.

Se ka një skenar të përgatitur Lista Serbe për të destabilizuar situatën dhe për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, po e thotë edhe Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Makolli deklaroi se çështja e zgjedhjeve në Veri do të duhej të përfshihej në bisedimet që janë mbajtur në Ohër.“Hiq nuk mendoj se Lista Serbe nuk e ka një skenar të përgatitur, sepse ata punojnë me skenar, dhe i kanë të përgatitur kohë më përpara. Mua më qudit që delegacioni jonë që as në mbledhjen e mbajtur në Ohër dhe as atë në Bruksel që nuk i kanë cekë këto çështje. Është dashtë të futet në marrëveshje edhe kjo situatë se çfarë do të bëhet me zgjedhjet, kur do të kryhen dhe si do të kryhen, dhe obligimet që duhet të marrin që situata mos me eskalu mos me ndodh më situata konfliktuoze”

Ai u shpreh skeptik se mund të mbahen zgjedhjet nëse çështje nuk ka hyrë në marrëveshjen e Ohrit.“Nëse kjo pjesë nuk ka hyrë në marrëveshje atëherë është në pikpyetje nëse do të mbahen ato zgjedhje. Pala jonë duhet që çdo hap ta marrë në marrëveshje me ndërkombëtarët që mos të kete eskalim.Unë dyshoj se kanë me u mbajt këto zgjedhje” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së.

Vesel Makolli, Sekretar i Përgjithshëm i AKR-sëNdërsa analisti, Arbnor Sadiku, tha se për mospjesmarrjen në zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe ka mbështetjen e Vuçiq.

“Sigurish që nëse mbajtja e zgjedhjeve në Veri, do varej nga Lista Serbe, ato s’do lejohen të mbaheshin.“Ata nuk do marrin pjesë në zgjedhje, dhe për këtë veprim e kanë mbështetjen e presidentit Vuçiq, dhe qeverisë së Serbisë” deklaroi Sadiku

Arbnor Sadiku, AnalistNga Komisioni Qëndror i zgjedhjeve kanë deklaruar ditë më parë se nuk ka prag minimal të daljes së votuesve për zgjedhjet në Veri.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë  se në ligjet për zgjedhje nuk ka të vendosur ndonjë prag i daljes së qytetarëve.“As në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në Ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e saktësuar se sa duhet të jetë pjesëmarrja e votuesve në një proces zgjedhor, në mënyrë që pastaj rezultati të mund të certifikohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra, nuk ka ndonjë prag të vendosur për këtë çështje”, ka deklaruar Elezi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img