13 C
Pristina
Sunday, October 20, 2024

Buy now

spot_img

Ka rritje të çmimeve dhe varfërisë: Mustafa ia rendit dështimet ekonomike Kurtit

Kryeministri Albin Kurti ka folur për rritje të ekonomisë së vendit gjatë dy viteve sa është duke drejtuar qeverinë. Ai thotë se janë rritur eksportetet, ekonomia e Kosovës në përgjithësi dhe janë krijuar 40 mijë vende pune. Por, ish -Kryeministri Isa Mustafa i mohon këto “suksese”.


Në një përgjigje për media, Mustafa thotë se rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ka vetëm atëherë kur përmirësohet jeta e qytetarëve.

Qeveria e Kosovës që drejtohet nga Albin Kurti po e proklamon një storje pozitive për progres ekonomik në vend gjatë dy viteve të pushtetit të Lëvizjes Vetëvendosje. Kryeministri Kurti madje kur i përmendet dialogu si një fushë që e mban mjaftë të zënë, hidhërohet me gazetarët pasi e konsideron se qeverisjes duhet dhënë më shumë hapësirë se bisedimeve me Serbinë.

Madje, ai thotë se është krejt e kundërta e asaj që thotë shefi aktual i Qeverisë.

”Rritje ekonomike dhe zhvillim të qëndrueshëm ka atëherë kur ajo shprehet në përmirësimin e jetës së qytetarëve. Rasti i Kosovës këto vite është i kundërt. Ka rritje të madhe të çmimeve, rritje të varfërisë dhe të atyre që kërkojnë  ndihma sociale për të mbijetuar”, ka thënë Mustafa.

 

Të mërkurën, kreu i ekzekutivit kosovar Albin Kurti ka thënë se ekonomia e Kosovës për këto dy vite është rritur 2.1 miliardë. Teksa shprehej i kënaqur me qeverisjen e tij, Kurti thoshte se “ka edhe përmirësim të bilancit tregtar si dhe ulje të deficitit buxhetor”.

Megjithatë, Mustafa thotë se “Qeveria nuk ka marrë vendime për stimulim eksportesh”.

“Në vitin 2022 importet kanë arritur në mbi 5,6 miliardë euro ose për rreth 955 milion euro në krahasim me një vit më parë. Ka rritje të importeve edhe nga Serbia. Prandaj në një mbulim të importeve me eksport me vetëm 16 përqind nuk mund të lavdërohet askush. Nuk ka asnjë masë qeveritare që ka shtytë rritjen e eksportit apo zëvendësimin e importit me produkte vendore. Çdo meritë e mundshme i takon sektorit privat”, ka deklaruar Mustafa.

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike i është përgjigjur Kurtit edhe për deklaratat se ka ulje të deficitetit buxhetor – prej prizmit të Mustafës kjo është rrjedhojë e mungesës së investimeve kapitale.

”Vendi nuk zhvillohet duke zvogëluar investimet publike ( që shprehen në uljen e deficitit buxhetor). Kjo është politikë krejtësisht e gabuar financiare e Qeverisë. Qeveria do duhej të investojë e jo të ruaj para të gatshme në thesar të cilat i brenë inflacioni”, ka thënë Mustafa.

Por, me rrëfimin e Kurtit për ekonomi, s’po pajtohet Isa Mustafa. Ish-kryeministri i Kosovës, në një prononcim për Gazetën Express ka thënë  se ato që i proklamon Kurti si arritje nuk qëndrojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img