Blero Muharremi ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë për ndarjen nga Afrona Dika.
Pas intervistës që dha blogerja rreth një javë më parë në Prive, këngëtari ka qenë së fundmi i ftuar duke dhënë versionin e tij të ngjarjes.
I njëjti hodhi poshtë deklaratat e ish-bashkëshortes duke thënë se arsyeja që ata u ndanë ishin paratë.
Siç zbuloi artisti, Afrona ka ndenjur me të gjatë kohës që ai qëndronte mirë financiarisht.
Blero mes tjerash tha se nuk ka qenë një ndarje e njëjtë me atë që ka pasur me ish-gruan e tij, Teuta Krasniqi.
Krijuesi i hitit “Fotografia” ka bërë krahasimin e kësaj ndarjeje me atë të Teutës, gjersa për këtë të fundit tha se ka qenë me një nivel të lartë edukativ.
Blero dhe Teuta ndërkohë kanë bashkë një vajzë të quajtur, Tara.