Pishina e Gërmisë është renovuar falë bashkëpunimit të Ndërmarrjes Publike Banesore, Komunës së Prishtinës dhe NPL Sport Marketing.
Renovimi përfshin përmirësimin e infrastrukturës, sistemeve teknike dhe sigurisë së pishinës, duke ofruar një ambient modern, relaksues dhe të sigurt për të gjithë vizitorët e saj.
Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar dhe të motivuar që me punën tonë, të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe të ndikojmë në rritjen e mundësive të rekreacionit për qytetarët.



