Drita nuk ka arritur ta fitojë ndeshjen e mbetur ndaj Prishtinës.
Në minutën e 39-të Arb Manaj i kaloi “Intelektualët” në epërsi, por gjë zgjati vetëm deri në minutën e 89-të, kur Leutrim Kryeziu barazoi shifrat, raporton Klankosova.tv.
Pas këtij ballafaqiminë stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, gjilanasit kanë grumbulluar 22 pikë, aq sa kanë edhe Ballkani dhe Malisheva, derisa pas tyre me 20 pikë “Plisat” zënë vendin e katërt.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e dytë kampionale, por që nuk ishte zhvilluar në muajin gusht, pasi Drita luante në kualifikimet e UEFA Europa Conference League.
Në xhiron e ardhshme Prishtina udhëton në Podujevë për t’u përballur me Llapin, kurse Drita i shkon Ferizajit, para se skuadrat të shkojnë në pushim për shkak se rikthehet UEFA Nations League me ndeshjet e kombëtareve.