2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Ka nisur rinumërimi i votave që dyshohet se u keqpërdorën, prezentë hetuesit policorë dhe prokuroria

Pas vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur rinumërimin e votave me kusht dhe atyre me postë, ku prezent janë edhe hetuesit policorë.

Fillimisht do të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e subjektit politik AAK.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, ky proces pritet të përfundojë brenda disa orëve.Prezent në rinumërim është edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, si dhe anëtari i LDK-s, Sami Hamiti.

Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediet.

“Me qëllim të zbatimit të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon punën këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediat. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh”, ka thënë Elezi.”, tha Elezi.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img