Site icon PrishtinaPress

Juventusi rikthehet te Tomori, gati oferta për mbrojtësin anglez

Juventusi është duke kërkuar për ta përforcuar mbrojtjen në afatin kalimtar të janarit.

Ronald Araujo ishte objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër, megjithatë mbrojtësi uruguaian në fund vendosi të qëndronte te Barcelona.

Gjiganti italian është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e një mbrojtësi dhe tani ka rikthyer sytë sërish nga Fikayo Tomori i Milanit.

Juventusi është gati të rifillojë negociatat për transferimin e qendërmbrojtësit Fikayo Tomori nga Milani, raporton insajderi Nicolo Schira.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi torinez dëshiron të provojë sërish për të nënshkruar me 27-vjeçarin anglez.

Juventusi po përgatit një ofertë në rangun e afërsisht 25-28 milionë euro me bonuse për transferimin e qendërmbrojtësit.

Bardhezinjtë po përshpejtojnë për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit, pasi interesim kanë shprehur edhe klubet angleze si Newcastle United, West Ham United dhe Tottenham Hotspur.

Exit mobile version