Juventusi ka emëruar skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve, ku janë përfshirë blerjet e reja, por jo edhe Stephan Lichtsteiner.
Në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ përfshihen të gjithë futbollistët më të fortë të tyre.
Gjithashtu janë përfshirë edhe blerjet e reja, si Gonzalo Higuain, Dani Alves dhe Juan Cuadrado, por jo Stephan Lichtsteiner.
Reprezentuesi zviceran ishte përpjekur të shtyjë për një transferim ditën e fundit të afatit te Interi dhe është në vitin e fundit të kontratës së tij.
Bianconerët janë në të njëjtin grup me Sevillan, Lyonin dhe Dinamo Zagrebin. /Telegrafi/
Lista e Juventusit në UEFA: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Marchisio, Higuain, Hernanes, Alex Sandro, Barzagli, Mandzukic, Lemina, Bonucci, Pjaca, Dybala, Asamoah, Dani Alves, Rugani, Neto, Sturaro, Audero (Lista B), Evra