Cristiano Ronaldo së fundmi nënshkroi kontratë historike me klubin arab, Al Nassr.
Ai debutoi së fundmi për skuadrën e re në mënyrë madhështore.
Portugezi shënoi dy gola në një miqësore ndaj Paris Saint-Germainit.
Një ditë pas ndeshjes, dolën informacione se ylli i njohur ka përgatitur një padi ndaj ish-klubit të tij, Juventusit.
Kjo pasi gjiganti nga Torino nuk i ka paguar atij 19,548,333 euro.
“Ronaldo po përgatitet të kërkojë paratë me rrugë ligjore. Për t’i bërë gjërat më keq për Juventusin, drejtuesit kanë një seancë dëgjimore në Gjykatën e Arbitrazhit për keqpërdorime financiare”, shkruan “La Republicca”./Prishtinapress/