Miralem Pjanic është në dyshim për ndeshjen kundër Portos në Ligën e Kampionëve
Juventusit pritet t’i mungojnë Andrea Barzagli dhe Giorgio Chiellini në Ligën e Kampionëve kundër Portos, por edhe Miralem Pjanic është gjithashtu në dyshim për këtë ndeshje, shkruan “Football Italia”, transmeton Gazeta Express.
Chiellini dhe Barzagli, vazhdojnë te kenë probleme muskulore dhe në mungesë të tyre, njëri prej Medhi Benatias e Daniele Ruganit, pritet të startojë në mbrojtje në krah të Leonardo Bonuccit, ku Allegri do të luajë me formacionin 4-2-3-1.
Sipas “Football Italia”, në mungesë të Miralem Pjanic, mund të luajë Marchisio me Khediran kundër Portos, ndeshje e cila zhvillohet me 22 shkurt nga ora 20:45.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Lichtsteiner, Bonucci, Benatia, Alex Sandro; Khedira, Marchisio; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.