Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
“Zonja e Vjetër” triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të javës së 17-të në Serie A.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 86-të të ndeshjes nga Danilo, i cili u asistua nga Chiesa.
Kësisoj, Juventusi e merr përkohësisht pozitën e dytë në renditjen tabelare me 37 pikë, katër më pak se Napoli dhe një më shumë se Milani, që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Udinese që nuk di për fitore tash e një kohë të gjatë mbetet e teta në tabelë me 25 pikë gjithsej.