Site icon PrishtinaPress

Juventusi e merr edhe një shqiptar në kampin stërvitor në Gjermani

Skuadra e Juventusit do të udhëtojë në Gjermani, ku do të zhvilloj një miqësore para sezonale me skuadrën e Nurnbergut.

Në mesin e futbollistëve të ftuar, trajneri Thiago Motta e ka përfshirë edhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar, Luis Hasa.

20-vjeçari ka fituar besimin e Mottas, pas paraqitjeve të mira që kishte sezonin e kaluar me të rinjtë e Juventusit.

Hasa është pjesë e Juventusit që nga viti 2021, ku është paraqitur me skuadrat U19 dhe U23, duke shënuar 13 gola.

Vlera e tij në tregun e transferimeve është rreth 800 mijë euro.

Exit mobile version