Site icon PrishtinaPress

Juventus ia thellon krizën Man Cityt, fiton Arsenali

Juventusi ia ka thelluar krizën Manchester Cityt duke e mposhtur në Torino, derisa Arsenali ka arkëtuar pikët e plota ndaj Monacos.

“Zonja e Vjetër” arriti ta fitojë derbin ndaj Cityt me rezultat 2:0, sfidë që doli të jetë shumë e hapur.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra skuadër nuk arriti t’i finalizonte rastet.

Ishte Dason Vlahovic që realizoi nga afërsia pas një asistimi të talentit turk Yildiz për t’i dhënë epërsinë Juves (53’).

Ndërsa, Weston McKennie e dyfishoi epërsinë pas asistimit të Weah (75’).

Pas kësaj fitore, Juve zë pozitën e 13-të me 11 pikë ndërsa Man City renditet në pozitën e 22-të me tetë sosh.

Ndërkohë, në anën tjetër Arsenali i ka fituar pikët e plota me një triumf komod ndaj Monacos me rezultat 3:0.

Ylli i “Topçinjve” doli të jetë Bukayo Saka që shënoi të dy golat (34’, 78’), kurse fitoren e vulosi Havertz (85′).

Arsenali lehtësisht mund të fitonte me ndonjë rezultat edhe me të thellë megjithatë Gabriel Jesus humbi disa raste të arta nga afërsia.

Arsenali tani arkëton 13 pikë në vendin e tretë kurse Monaco zë pozitën e 14-të me 10 sosh.

Exit mobile version