Juventusi ka dalë me pikë të plota nga “Guisepe Meazza”.
“Zonja e Vjetër” ka mposhtur Interin me rezultat 0-1 në ndeshjen e javës së 27-të të Serie A.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Kostic në minutën e 23-të. Ai realizoi pas asistimit të Rabiot.
KOSTIC GOALpic.twitter.com/IJSN3lpy8n
— Juve Canal (@juve_canal) March 19, 2023
Interi ka humbur vendin e dytë me 50 pikë, dy më pak se Lazio dhe dy më shumë se Milani.
Në anën tjetër, Juventus është në vendin e shtatë me 41 pikë. /IndeksOnline/