Site icon PrishtinaPress

Juventus gati ta finalizojë marrëveshjen me Aston Villan për Douglas Luizin

Gazetari i besueshëm me burime te Juventusi Romeo Agresti raporton se sulmuesi Douglas Luiz praktikisht ka arritur marrëveshje personale me skuadrën italiane dhe shumë shpejtë pritet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve.

Juventus dhe Aston Villa janë afër të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Luizin, i cili do t’i bashkohet “Bianconerëve”, ndërsa në anën tjetër te skuadra angleze do të kalojnë Weston McKennie si dhe Samuel Iling-Junior.

Raportimi më i fundit i Agrestit thotë se gjiganti italian është tejet pranë të arrijë marrëveshje personale me mesfushorin brazilian.

Juventusi pritet të paguajë edhe mes 18-20 milionë euro plus McKennie dhe Iling-Junior.

“Disa momente dhe marrëveshja do të kompletohet”, shkroi Agresti ndër të tjera në “X”, përndryshe e njohur si “Twitter”.

Është një ditë e madhe për gjigantin italian, që përpos Luiz pritet ta njoftojë marrëveshjen me Thiago Mottan, i cili do të bëhet kryetrajner duke e zëvendësuar Max Allegrin.

Juventus përndryshe është në negociata edhe me sulmuesin e Manchester Unitedit Mason Greenwood, kurse janë të etur për ta dërguar portierin Wojciech Szczesny te Al Nassr pasi kanë arritur marrëveshje me ‘gardianin’ e Monzas Michele di Gregorio.

Juventus pritet të jetë aktive edhe më shumë në afatin e verës me shpresën që të ndërtojë një skuadër për të garuar me Interin për titullin kampion sezonin tjetër.

Exit mobile version