Site icon PrishtinaPress

Juventus gati 100 milionë euro për transferimin e tre futbollistëve

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri të Serie A.

“Bardhëzinjët” mposhtën në udhëtim skuadrën e Udineses me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Por mediat italiane raportojnë se Juventusi ka gati për të shpenzuar 100 milionë euro në ditët e fundit të merkatos, në menyrë që të luftojë për titullin e Serie A.

Sipas Calcio Mercato, drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, janë pas Domenico Berardin, Romelu Lukakun dhe Khephren Thuram.

Parat për blerjen e tyre pritet të sigurohen nga shitja e Weston McKennie, Matias Soule, Moise Kean dhe Filip Kostic, ku pritet të marrin 80 milionë euro, ndërs 20 milionë euro tashmë janë arkëtuar nga nga shitja e Denis Zakaria te Monaco.

Exit mobile version