Site icon PrishtinaPress

Juve ia tregon derën përforcimit që e mori këtë verë

Kriza ku ndodhet Juventus u ka shkaktuar “bardhezinjve” humbje të “frikshme” që shkojnë qindra miliona euro.

Në një situatë të tillë, mediet italiane raportojnë se “Zonja e Vjetër” do të bëjë një revolucion të thellë që përfshin ulje drastike të pagave, por edhe largime të lojtarëve.

I pari në listë për t’u larguar del emri i Di Marias. Argjentinasi u bashkua në verë me Juven, ndërsa u paga e të cilit u vendos të ishte 6 milionë plus bonuset, një total që shkon në 7.5 milionë euro në sezon.

Megjithatë italianët janë shumë ta pakënaqur dhe nuk e duan më në skuadër Di Marian, me argjentinasin që pritet të rikthehet në atdhe, për ta përfunduar atje karrierën.

Të njëjtin fat pritet të kenë edhe Rabiot, Alex Sando e Cuadrado, ndërsa dëshira e Juves është që ta zëvendësojë Di Marian më talentin e Athletic Bilbaos, Nico Williams./Prishtinapress/

Exit mobile version