0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Jusuf Thaçi këshillon Kurtin të tërhiqet nga dialogu nëse deklarata e Borrell është qëndrim i BE

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar me indinjatë të madhe ndaj deklaratës së kryediplomatit europian Josep Borrell, te cilën e vlerësoi skandaloze madje, transmeton Gazeta Metro.

Ai e ka pyetur Borrellin se çfarë halli paska kur gjithçka qenka në rregull me secilin veprim tw sotwm sipas tij. Shefi i diplomacisë së BE nuk mendon ashtu, madje i shtroi qartë pretendimet e veta. Ka dyshime mbi legalitetin dhe procedurave te arrestimit. Tek i ka bërë këto akuza, shto edhe ato të të enjtes për keqtrajtim të të arrestuarve.

“Policia e Kosovës po arreston të dyshuar për sulme ndaj KFOR-it, ndaj Policisë dhe ndaj gazetarëve, për të cilët ka fakte e prova të forta (foto e video). Arrestimet po bëhen në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Në anën tjetër, FSK-ja po parakalon në territorin e Kosovës, pra në vendin e vet. Ku e ka hallin z. Borell? Çka nuk do të tolerojë ai? Arrestimin e kriminelëve? Parakalimin e FSK-së brenda Kosovës?”, ka shkruar Thaçi.

Sa për marshin stërvitës tw FSK’se është edhe kjo e thjeshtë sa i përket protestës së Borrell, eskalimi i mëtutjeshëm e një demonstrim i panevojshëm i forcës ne ketë krize kur po negociohet deeskalimi.

Siç ka thënë Thaçi, Kosova duhet të tërhiqet nga dialogu nëqoftëse deklaratat e Borrell janë qëndrime të BE-së.

“Shpresoj që ky qëndrim i z. Borell nuk është edhe qëndrim i BE-së! Nëse po, atëherë Kosova duhet të tërhiqet urgjentisht nga i ashtu-quajturi dialog i ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar në fund ai.

Borrell ka reaguar sot për situatën në veri, duke thënë se është shumë i alarmuar si dhe duke kritikuar Kosovën për arrestimet dhe marshimin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut.
“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar ai në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img