Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Jusuf Thaçin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Advertisement
Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçit do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm.
Ndryshe kryeministri Kurti ka bërë të ditur se procesi i emërimit të zëvendësministrave do të përfundoj shumë shpejt. /Telegrafi/

PostAdss