2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Justin Trudeau thotë se ndalimi i TikTok-ut, atij i solli përfitime shtesë – fëmijët e tij u larguan nga platforma

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, të premten deklaroi se ai ishte i lumtur me ndalimin e fundit të përdorimit të TikTok, aplikacionit të rrjeteve sociale në pajisjet e lëshuara nga qeveria pasi kjo nënkuptonte se fëmijët e tij nuk mund të hynin më në platformë.

Duke folur në një konferencë të përbashkët në Otavë me presidentin amerikan Joe Biden, Trudeau tha: “Shqetësimet tona rreth TikTok kanë të bëjnë me sigurinë dhe qasjen në informacion të cilën mund ta ketë qeveria kineze në telefonat e lëshuara nga qeveria”.

“Është një përfitimin shtesë personal pasi që fëmijët e mi nuk mund ta përdorin më TikTok-un”, shtoi ai ndër të tjera, raporton Reuters, transmeton PrishtinaPress.

Trudeau, 51 vjeçar, ka 3 fëmijë, 2 prej të cilëve janë adoleshentë. Qeveria e tij njoftoi ndalimin e përdorimit muajin e kaluar, duke thënë se platforma ka një rrezik të “papranueshëm” ndaj privatësisë dhe sigurisë.

 

“Padyshim që jam i shqetësuar për privatësinë dhe sigurinë e tyre, prandaj më vjen mirë që në telefonat e tyre që u lëshuan nga qeveria, ata nuk kanë më qasje në TikTok”, deklaroi Trudeau.

“Ky ishte një zhgënjim i madh për ta”, tha Justin, duke shtuar se ata ja parashtruan këtë pyetje: “Vërtet kjo vlen edhe për ne, babi?”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img