1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Jusaj: Ne mbushim arkat e shtetit, ata na quajnë oligarkë e kriminelë

Në emisionin EURO n’7, Shkelzen Jusaj, pronar i kompanisë Petrol Company, ka treguar se shitësit me shumicë dhe pakicë të derivateve të naftës kontribuojnë me 30% të buxhetit të përgjithshëm të vendit. 

Sipas tij ky kontribut i madh i këtyre kompanive tregun për fuqinë dhe ndikimin e madh që këto kanë ato në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ky kontribut i këtyre kompanive sipas pronarit të Petrol Company, nuk vlerësohet aspak nga qeveria e vendit. Sipas tij, përkundrazi, këta biznesmenë ofendohen rëndë nga qeveria dhe eksponentët e tyre.

Jusaj, kompania e të cilët është ndër dhjetë kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e vendit, tregon se kjo qeveri shumë herë i ka quajtur kriminelë dhe oligarkë, duke u shkaktuar dëme të mëdha në të hyra dhe imazh.

“Është ofendimi më i madh që po u bëhet bizneseve, ne po ofendohemi publikisht pa asnjë fakt të vetëm, pa asnjë proces gjyqësor, po quhemi herë kriminel e here oligark. Ne nuk jemi as kriminel as oligark sepse biznesin tonë e kemi ndërtuar ndershëm dhe me mund. Është e papranueshme kjo që po ndodh, kam me qindra punëtor, jam në top dhjetë tatimpagesuesit më të mëdhenj, punojë bashkë me familje që nga mosha 16 vjecare dhe në fund më duhet të merrem me familjen tu sqaroj e të skuqem para tyre sepse del dikush e thotë krejt ju jeni kriminel”, ka shtuar pronari i Petrol Company.

Deklaratat e shumta publike kundër bizneseve të mëdha sipas zotëruesve të tyre, po u shkaktojnë dëme të mëdha, derisa qeveria po harron se janë pikërisht këta biznismenë që më punën e tyre po i mbushin arkat e shtetit.

Emisioni KETU.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img