0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Studentët e fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botërore “Willem C Vis International Arbitration Moot”, në Vjenë të Austrisë, duke arritur të shkonin deri në gjysmëfinale.

Trajnerja, njëherësh profesoresha Donikë Qerimi ka treguar se në këtë garë kanë marrë pjesë rreth 364 universitete në botë, ndërsa Kosova ka shkuar deri në gjysmëfinale, pa pasur mundësi të kualifikohen në finale.

Sipas Qerimit, kjo garë është e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial, gara më e madhe e drejtësisë në botë.

“Studentët e Fakultetit Juridik kanë marrë pjesë sivjet garën ‘Willem C Vis International Arbitration Moot’, që është garë e arbitrazhit ndërkombëtarë komercial. Është gara më e madhe e drejtësisë në botë. Të regjistruara sivjet kanë qenë rreth 390 universitete, e në fund e përmendën që ishin 364. Ne sot zyrtarisht e përfunduam garën deri në gjysmë finale, që d.m.th 360 universitete i kemi lënë mbrapa”, ka thënë Qerimi për Telegrafin.

Ajo tha se në raundin e gjysmëfinales universiteti i Vjenës ishte ai që i mposhti.

“Ndjenja është e jashtëzakonshme dhe ende nuk e kemi filluar festën, pasi deri para një ore ishim në ankth nëse do të kualifikoheshim apo jo në finale. Ekipi janë të ekzaltuar dhe ne si trajner jemi shumë të lumtur për këtë arritje”.

Ndërkaq, garuesit që morën pjesë në garë nga Universiteti i Kosovës, fakulteti Juridik janë: Ariana Rexha, Dea Fetiu, Morea Pula, Melisë Sejdiu, Nol Musa dhe Rea Hadri.

Ndërsa trajnerët janë: Donikë Qerimi, Ilir Hajraj dhe Art Sylaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img