Jurgen Uldedaj është shpallur kampion bote në versionin IBO Mediterranean.
Boksieri shqiptar mposhti John Franck Mendyn në një ndeshje me dhjetë raunde.
Meçi u zhvillua të shtunën mbrëma në Londër.
Fituesi i këtij dueli u vendos me pikë, pasi të dy boksierët rezistuan deri në fund në ring.
Kjo ishte fitorja e 16-të në karrierë e Jurgen Uldedajt, 6 prej të cilave i ka pasur me nokaut, ndërsa numëron vetëm një humbje.
Londra u vesh kuqezi falë mbështetësve të shumta të Uldedajt, që ka programuar të tjera duele.