0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Juniku e Peja i japin mbështetje Robin Krasniqit

Ndalesa e tretë e karvanit të autobusit të Robin Krasniqit, ka qenë në Junik e Pejë.

Vendlindja e kampionit tonë, me organizim të kryetarit të Junikut, Ruzhdi Shehu, ka organizuar në amfiteatrin e asamblesë së Komunës, ceremoninë e shfaqjes së dokumentarit dhe paraqitjes së ekspozitës

Të pranishmit me vëmendje e kanë ndjekur dokumentarin, i cili reflekton emocion, përmes vuajtjeve dhe sakrificës në rrugën drejt titujve të Robin Krasniqit.

Kryetari i Komunës Ruzhdi Shehu, ka thënë se 5 gushti do jetë ditë e madhe, që e presin të gjithë.

“Robin Krasniqit i urojmë suksese dhe i themi se jemi me ty në këtë ndeshje, ku besojmë e shpresojmë se fitorja është e sigurtë” – ka thënë i pari i Junikut, Ruzhdi Shehu.

Anëtari i Këshillit Organizativ, Behar Mehmeti i ka falënderuar të gjithë për këtë organizim, duke shtuar se “mikpritja është virtyt i Dukagjinit dhe s’gjej fjalë ta përshkruaj. Faleminderit nga zemra“.

Në mbështetje të Robin Krasniqit ka dalë edhe zyrtari i Komunës së Junikut, Artan Krasniqi.

Ai shtoi se ishte kënaqësi që Komuna e Junikut, e pati rastin ta mirëpresë karvanin

“Siç e tha edhe boksieri ynë Robin Haxhi Krasniqi, nuk do të boksojë në Gjermani, por janë mbledhur të gjitha shqipet për ta mbështetur” – shtoi Krasniqi.

Pas Junikut, karvani të mërkurën vazhdoi në Pejë.

Autobusi është ndalur në qendër, ku aty patën rastin qytetarë të shumtë dhe tifozë të Robinit, ta përcjellin nga afër dokumentarin dhe ekspozitën.

“Jam i nderuar që karvani i Robin Krasniqit është sonte në Pejë. Më datën 5 gusht është një betejë e madhe. I dëshirojmë sukses e me fitore” – ka thënë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në Pejë e Junik, u shpalos edhe një befasi e mbrëmjes së 5 gushtit, ku u bë e ditur prania e solistes së njohur Dafina Zeqiri, në një prej performansave artistike që do t’i ketë kjo ngjarje.

Në qytetet tjera do të shpalosen edhe befasi tjera të eventit me emra të njohur nga estrada, që do të paraqiten në skenën e 5 gushtit, në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Karvani i autobusit të Robin Krasniqit, sonte e viziton Ferizajn.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img