Site icon PrishtinaPress

Juncker: Vendet që nuk i kanë zgjidhur problemet ndërmjet vete, nuk mund të jenë pjesë e BE-së

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se vendet të cilat nuk i kanë zgjidhur problemet ndërmjet vete, nuk mund të bëhen pjese e Bashkimit Evropian.

“Ne duam t’i japim stabilitet vendeve të Ballkanit, jo paqëndrueshmëri”, tha Juncker në një konferencë shtypi së bashku me  presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sipas tij, Brukseli është i përkushtuar që të  normalizojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës.

“Megjithatë, nuk është për ne të themi se çfarë do të jetë karakteri i kësaj marrëveshjeje, është në mes Beogradit dhe Prishtinës që  ta përcaktojë këtë,” tha Juncker, raporton B92, shkruan Periskopi.

Juncker ka thënë se marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor janë tepër të rëndësishme për Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor dhe Serbia duhet të jenë pjesë e BE-së, BE-ja pa ato nuk është e plotë. BE nuk është pronë ekskluzive e anëtarëve aktualë dhe vendeve të tjera që dëshirojnë të hyjnë. Serbia ka bërë progresin më të madh deri tani, por kjo është normale, ne kemi negociuar për disa kohë. Të tjerët do të fillojnë negociatat … Data e pranimit nuk varet nga ne, por vetëm nga Serbia, “tha Juncker.

Junker ka përmendur edhe përparimin e Serbisë në rrugën drejt integrimit, dhe ka thënë se viti 2025 nuk është një premtim, por vetëm një inkurajim dhe një mundësi për të gjitha vendet që dëshirojnë anëtarsimin.

Exit mobile version