Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Juliana Nura apo siç tashmë njihet me nofkën Xhuli, ka folur gjatë mëngjesit të sotëm rreth muajit të Ramazanit.
Në fakt, Xhuli i ka pyetur banorët e tjerë për datën se kur do të fillojë ky muaj i rëndësishëm për myslimanët, ndërsa siç edhe njihet për lidhjen e saj me kuzhinën, ajo menjëherë ka dhënë disa ide për ushqimet.
“Ani se e bëjmë ramazanin këtu, gatuajmë petulla për mëngjes, qohemi për iftar e syfyr. E bëjmë drekën e darkën siç duhet”, ka thënë Xhuli pos tjerash.
Sa i përket Ramazanit të vitit 2023, data e fillimit të Muajit të Shenjtë aktualisht parashikohet të jetë e enjtja e 23 marsit.