6.8 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

“Ju shqiptarët keni shpirt luftëtari”! Trajneri i Metz flet për Skukën

Xhuliano Skuka ka hedhur hapa të frikshëm në futbollin shqiptar. Brenda pak muajsh, ky lojtar rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve me ndeshjet e tij te Partizani, shënoi me Kombëtaren dhe tani firmosi për Metz si lojtari më i shtrenjtë që është shitur në historinë e kampionatit tonë, për 1.4 milionë euro.Kështu Skuka lë Partizanin dhe hap kapitullin më të rëndësishëm të jetës së tij.

Sulmuesi zgjodhi Francën pasi ka jetuar atje dhe do ta ketë më të lehtë përshtatjen me shokët e ekipit. Për më tepër e pret një trajner si Laszlo Boloni, që dukej jo pak “i shqiptarizuar”. “Sport Ekspres” ka arritur që të sigurojë një intervistë në ditën e sotme me trajnerin e Metz, teksa na ka treguar përshtypjet e para të lëna nga Skuka.

Boloni është shprehur se e ka ndjekur këtë lojtar veçanërisht në derbin e fundit mes Partizanit dhe Tiranës. I impresionuar ka ngelur nga mënyra sesi Skuka ka luftuar deri në minutën e fundit. Trajneri rumun që ka drejtuar Monaco, PAOK, Panathinaikos dhe që tani është në drejtimin e Metz, ka qenë më parë në Shqipëri është larguar me përshtypjet më të mira prej saj. Por cila ishte përshtypja dhe biseda e parë me Skukën?

“Skuka është stërvitur sot për herë të parë te Metz. Nuk pashë shumë sot për të dalë në një përfundim. Por unë e kam parë atë disa javë më parë, kam parë disa ndeshje të Skukës. Dua t’ju them diçka përpara se të flas për Skukën. Nuk e di shumë mirë Shqipërinë, por kam qenë 4-5 herë në vendin tuaj. Unë e di se lojtarët shqiptarë kanë shpirt luftarak. Kam njohur edhe një shok të mirë aty, Demollarin, dua ta përshëndes këtu meqë erdhi rasti.

Ka qenë një lojtar i mirë dhe një njeri i mirë. E kam parë këtë shpirt luftarak edhe në Kombëtaren tuaj. Për këtë arsye, kur pashë Skukën, e konfirmova se personaliteti i tij dhe shpirti i tij luftarak, është një cilësi që Skuka mund ta përdori këtu. Klubi më propozoi mua 2-3 sulmues për të nënshkruar në këtë merkato, por unë zgjodha Skukën.E kam parë edhe derbin mes Partizanit dhe Tiranës që përfundoi 1-0, Skuka shënoi golin e fitores. Një ndeshje që zgjati shumë dhe unë e pashë këtë lojtar që të luftonte deri në minutën e fundit. Ai vraponte, luftonte dhe mua mu formua në kokë mendimi se ky futbollist do të na bënte shumë punë. Gjithashtu e di se jeta e tij ka qenë e vështirë, por këta njerëz kanë më shumë mundësi për të shkuar më larg. Skuka ka edhe shumë teknikë dhe mund të përmirësohet më tepër. Nuk është i frikësuar nga puna.

Biseda e parë me Skukën? I thashë që më pëlqen shumë vendi i tij, Shqipëria. Unë njoh Tiranën, njoh Korçën sepse kam qenë, ishte shumë të ftohtë atje dhe në Elbasan. Fola për Shqipërinë, për kualitetin që zotëron dhe për projektin e tij për 10 vitet e ardhshme, sepse ka edhe 10 vite në futboll. Duhet të luftoj, të fitoj shansin dhe të tregoj se është një djalë i fortë që shfrytëzon mundësitë. Nëse Skuka luan te Shqipëria është më mirë për ne dhe për të. Nëse luan te Shqipëria, për të do të ketë më shumë interes dhe është më mirë për të gjithë ne, sigurisht. E kam parë atë ndeshje të Skukës kundër Italisë, ato pak minuta”, tha trajneri rumun. Në fund të bisedës, Boloni kthehet disa vite pas në karrierën e tij dhe kishte një kërkesë të veçantë për ne: “Ju lutem, dua që ta përshëndesni edhe Demollarin nga ime. Nuk e di se ku ndodhet ai tani dhe çfarë është bërë me të, kam kujtime të bukura”, përfundoi trajneri i Metz./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img