Kaliumi është një mineral shumë i rëndësishëm për funksionimin e duhur të përgjithshëm të trupit të njeriut, zemrën dhe muskujve. Megjithatë, disa nga simptomat e nivelit të ulët kaliumit në trup mund të jenë alarmante për shëndetin tuaj.
Pothuajse 98% e kaliumit gjendet te qelizat, kështu që çdo ndryshim në nivelin e tij mund të ketë efekte serioze në nervat, zemrën dhe muskujt. Ja simptomat e niveleve të ulëta të kaliumit në trup:
1. Kapsllëku
Mungesa e kaliumit mund të ngadalësojë shumë funksione trupore, si dhe procesin e tretjes.
2. Lodhje e përgjithshme
Një tjetër simptomë e mungesës së kaliumit është ndjenja e përgjithshme e lodhjes, sepse çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për kalium, në mënyrë që të funksionojë siç duhet, shkruan EO. Konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur shkaktarin e duhur.
3. Presioni i lartë i gjakut
Kaliumi mund të minimizojë edhe efektet e natriumit. Pra, është shumë e rëndësishme që të konsumoni ushqim të pasur me kalium për të kontrolluar nivelin e tensionit të gjakut.
4. Ndjenja e fryrjes gjatë gjithë kohës
Kur keni një nivel të ulët të kaliumit në trup, ajo mund t’ju çojë në një ndjenjë fryrjeje gjatë gjithë kohës.
5. Rrahjet e shpeshta të zemrës
Mungesa e kaliumit mund të ndikojë në shëndetin e zemrës. Ajo mund të shkaktojë çrregullim të ritmit të rrahjeve të zemrës. Sigurohuni që ju të merrni më shumë kalium për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.
6. Mpirje dhe ndjesi të shpimit si gjilpëra
Nëse ka një mungesë të këtij minerali të rëndësishëm, ju mund të përjetoni ndjesi si mpirje apo shpim si gjilpëra.