Gazetari Valon Syla vjen me një analizë të ashpër pas përfundimit të takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel.
Duke iu drejtuar 51 për qindëshit që kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit, Syla iu thotë se politika e Albin Kurtit është kundër Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Sipas tij, nga përfundimi i këtij takimi, është presidenti serb ai i cili “u knaq”.
Tutje, Syla iu drejtohet bashkatdhetarëve me një gjuhë të ashpër. Ai i bën fajtor ata që kanë votuar Kurtin e ndërkohë jeta e tyre është e sigurtë në mërgim.
“Ju silleni nëpër banhofa… paret e socialit ju dalin, sankcione skeni me pas, vizat sju vyjnë na kemi me maru me këtë kryeministër që ja keni bo ju shumicën, apo nja 68 mijë apo rreth 10% i ka prej juve”, ka shkruar ai.
Statusi i plotë:
Për 51%, për ju popllin e Albinit dhe Glaukut, se nuk po doni me kuptu nje send.
Politika e Albin Kurtit është kundër Amerikës dhe BE’së, jo kundër Vucicit. Mos i përzini këto fakte. Amerika dhe BE po na qorton diplomatikisht. Ndërsa Vucici po shun. U knaq.
Poashtu, ju gërrnaçat e VV’s që jetoni jashtë, skeni me pasë sankcione, na 49% brenda këtu ka me na vlu truni prej saçit diplomatik tash, prej sankcioneve e prej budallakut masiv që na ka kaplu krejt vendin.
Ju silleni nëpër banhofa… paret e socialit ju dalin, sankcione skeni me pas, vizat sju vyjnë na kemi me maru me këtë kryeministër që ja keni bo ju shumicën, apo nja 68 mijë apo rreth 10% i ka prej juve.
Ndryshe, Vucici u knaq sonte. Neve po na vëlon truni, e ju po festoni. Veç dine që larg jeni. Shumë larg.
Po e shënoj qitu le të jetë se edhe kështu se kemi gat as na, se lemo ju…
Por qe ja u pruni zoti juve 51%, hajde tiketat nêr sjetull e në Veri tash krejt. Çlirone sikur Shtimen.