Faqja zyrtare e Diego Maradonës në Facebook është thyer nga hakerët.
Në faqen e legjendës së futbollit po bëhen postime nga më të ndryshmet, ndërsa nuk mungojnë as shakatë në llogari të njërit prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit, i cili kishte ndërruar jetë më 25 nëntor të vitit 2020.
Në profil, hakerët e kanë vendosur fotografinë e legjendës tjetër të futbollit, Pele, i cili ishte rivali kryesor i Maradonës në atë se kush është futbollisti më i mirë në histori.
“Ju e dini që e falsifikova vdekjen time, apo jo?”, shkruan në njërin prej postimeve, duke bërë shaka me Maradonën.
Një tjetër postim thoshte se Maradona do të luajë për klubin brazilian, Vasco da Gama në këtë vit, që bën të kuptohet se hakerët janë nga Brazili.