0.3 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Jozi i vë ‘kushte’ Loredanës: Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin

Pas përplasjes së mbrëmshme gjatë spektaklit, Loredana dhe Jozi u përfshinë në një bisedë të gjatë në dhomën e gjumit, ku i pranishëm ishte edhe Laerti.

Gjithçka nisi kur Loredana shprehu zhgënjimin për mungesën e përkujdesjes nga Jozi, duke thënë se ai e trajtonte si “gocë të xhaxhait”.

Përpjekja për sqarim mori një kthesë ironike, kur Loredana deklaroi: “Unë nuk jam gocë fshati, më falni”.

Kjo ngjalli reagimin e menjëhershëm të Jozit, i cili iu përgjigj me ironi: “Unë vij nga një fshat i madh, por jetoj në Tiranë. Kam 10 vite që jetoj jashtë. Ti do të vish nuse në fshat, moj shpirt. Tani, nuse fshati do të jesh si të them unë”.

E befasuar nga kjo deklaratë, Loredana reagoi e shokuar: “Çfarë?!”.

Jozi vijoi me një përshkrim plot batuta të jetës së një “nuseje fshati”: “Ti do të zgjohesh në mëngjes, të lidhësh qenin. A nuk mund të bësh këtë gjë? Të zgjohesh, të bësh kafe, për vjehrrin, për vjehrrën, për burrin…”.

Në këtë moment ndërhyri edhe Laerti: “Edhe për kushërinjtë!”

Jozi shtoi: “Dhe ndoshta qëllon që vjen ndonjë xhaxha, ndonjë i fisit, edhe ti të jesh gati me të gjitha gjërat. Si nuse e bukur, të kesh buzëqeshje, të kesh mbledhur vezët… këto gjana, o shpirt. Pse si e mendon ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë, aty nuk ka gjëra të tjera”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img