Deputetja e Partisë Demokratike në Shqipëri, Jozefina Topalli ka akuzuar rëndë qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.
“Tre ditë më parë ndodhi puntata e skeçit politik. Në thelb kemi parë rrëzimin e shtetit. Bota jonë këtu është më keq se një lëmsh, është e mykur nga korrupsioni, e kalbur në çdo strukturë, e droguar nga hashashi nga Vermoshi në Konispol”, u shpreh ish kryetarja e Kuvendit në Shqipëri.
Të rinjtë të braktisur dhe pa perspektivë. Një ministër e ka akuzuar me akuza të forta kryeministrin e tij, se urdhëron gjyqtarë që të fusin njerëz në burg. Këtë e bënte Enver Hoxha më parë kur i urdhëronte që t’i fuste një plumb pas koke, atij që e quante armik”, deklaroi Topalli.
Ajo kryeministrin shqiptar e cilësoi si “bandit të frikshëm”.