0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Joshua Kimmich e refuzon PSG-në

Mesfushori Joshua Kimmich e ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar klubit francez PSG.

PSG e ka informuar gjignatin gjerman se kanë interesim për ta marrë gjermanin, mirëpo Bayerni i ka treguar se lojtari preferon qëndrimin.

Bayern Munich tani i ka nisur negociatat për t’ia rinovuar kontratën, që i skadon më 2025 në mënyrë që të mos e lejojnë të largohet si agjent i lirë.

“Joshua Kimmich e ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar PSG-së në muajin gusht”.

“PSG e ka informuar Bayernin se kanë interesim konkret për të nënshkruar, por Kimmich tha jo. Bayern është informuar për vendimin e tij për të qëndruar”.

“Bisedimet e para pozitive për kontratën e re përtej 2025 kanë nisur tani. Bayern duhet të gjejë zgjidhje sepse s’duan ta humbasin falas vitin tjetër. Me një ofertë të përshtatshme, ata do ta shisnin në verë”.

“Një rinovim me pagë të madhe është e mundur për dy palët. Sidoqoftë, nuk do të vendoset për këtë periudhë të shkurtër”, raporton ndër të tjera “SkySportDe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img