1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Joshua i lë prapa krahëve humbjet nga Usyk, kërkon fitore në meçin e 1 prillit

Boksieri britanik do të zbresë në ring më 1 prill, kur do të përballet me Jermaine Franklin.

33 vjeçari vjen pas dy humbjesh radhazi nga kampioni aktual botëror i peshave të rënda, Oleksandr Usyk.

Me këtë rast, “AJ” i kishte humbur brezat e artë të versioneve WBA, WBO e IBF, ndërsa tash do të garojë për herë të parë në një meç që s’është i vlefshëm për kampion botëror që nga viti 2015.

Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2012 synon të rikthehet në nivelet më të larta të boksit profesionist, aty ku qëndroi për disa vite.

Natyrisht, ai e di që këtë të shtunë nuk guxon të mposhtet për herë të katërt në karrierë nëse dëshiron ta realizojë meçin e ëndrrave me rivalin Tyson Fury, të cilin po e presin të gjithë.

Joshua e ka pranuar se i dhemb fakti që i ka humbur brezat e artë, por që e di se është në gjendje t’i rikthejë ata pasi e ndien veten si më të fortin.

“Kur i humba brezat, unë e ndjeva se admirimi dhe respekti nga legjendat e këtij sporti ishin zhdukur. Ishte një situatë e vështirë për t’u kapërdirë, ndërsa tash nuk ma ndien për askënd, dua ta bëj këtë për vete. Unë dua të bëhem më i mirë, më pëlqen të boksoj. Gjithmonë mendoj që nesër të jem më i mirë se sot. Vitet po shkojnë shpejt, unë dua ta shijoj këtë eksperiencë dhe këtë rrugëtim. Nuk mund ta vë veten në presion më”, u shpreh Joshua.

Meçi mes Joshuas dhe Franklin do të zhvillohet këtë të shtunë duke filluar rreth orës 23:00./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img