-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Joshua dhe Parker merren vesh se si do t’i ndajnë fitimet e meçit të sotëm

Anthony Joshua dhe Joseph Parker prej muajsh po negociojnë se si do t’i ndajnë përfitimet dhe cili do të ishte çmimi i duelit të tyre për unifikimin e titujve.

Kampioni i WBO-së, Parker, do të fitojë vlerën më të madhe në karrierë, por është shprehur se nuk i intereson se sa para do të fitojë.

“Do ta mposht. Nuk kam vendosur akoma se si dua ta mposht, do ta shoh se si do të ndihem natën e duelit. Këta rripa janë të mitë. Mendoj se është koha ime, jam i ri, i shpejtë, i fortë dhe i vendosur për fitore. Nuk jam këtu për para, jam këtu për t’u bërë pjesë e historisë”, kishte thënë Parker në konferencën për shtyp.

Edhe Joshua dëshiron ta vë emrin e tij në librat e historisë së boksit, pasi pastaj do t’i mbetej përballja me kampionin e WBC-së, Deontay Wilder.

Dueli i parë unifikues i Joshuas, ndaj Wladimir Klitschkos, siguroi 1.5 milion shikues nga oferta televizive “paguaj për të shikuar ” vetëm në Britani të Madhe dhe britaniku përfitoi 15 milionë funte (17.2 milionë euro).

Në duelin e tij të fundit ndaj Hughie Furyt në Mançester, Parker ka përfituar rreth 1.1 milion funte (1.26 milion euro) që do të thotë se promovuesit Matchroom Boxing dhe Eddie Hearn në asnjë mënyrë nuk kanë ofruar ndarje të barabartë të parave.

Bisedimet mes dy kampeve zgjatën me muaj, deri sa u arrit marrëveshja, palët u pajtuan që përfitimet të ndaheshin në raport 67:33 në favor të Joshuas, falë profilit të tij të lartë në boks.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img