Site icon PrishtinaPress

Joseph: SHBA-ja ka dështuar ta largojë Serbinë nga orientimi pro-rus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i trajton fqinjtë e Serbisë me një standard shumë më të ashpër sesa vetë atë.

Kështu ka deklaruar Edward Joseph, profesor në Universitetin “John Hopkins” në Washington.

Ai tha se ShBA-të kanë dështuar ta largojnë Serbinë nga orientimi pro-rus.

“Duhet të theksoj që kemi pasur dy konfrontime të dhunshme në Kosovë këtë vit. Kemi pasur probleme të mundshme në Malin e Zi, i cili është një aleat i NATO-s. Dhe tani brenda qeverisë, ka elementë pro-rusë brenda atij aleati të NATO-s. Kemi një krizë që po fillon, ndoshta edhe duke filluar këtë muaj në Bosnje Hercegovinë”, tha Joseph në një intervistë për PBS Weekend News.

Sipas tij, administrata e Joseph Biden, e ka trajtuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më butë se sa do të duhej.

“SHBA-ja në thelb projekton frikë nga Beogradi, të cilën presidenti Vuçiq e interpreton saktë dhe e shfrytëzon. E gjitha kjo shkon natyrisht në dobi të aleatit të tij, që është Rusia”, shtoi ai.

Profesori theksoi se Serbia dhe Rusia, vazhdojnë të jenë në një linjë.

“Kemi një politikë proruse në Beograd, të cilën e shohim hapur. Pra, kemi absurditetin e Shteteve të Bashkuara, të cilat vazhdojnë t’i shërbejnë presidentit Vuçiq. Dhe kemi absurditetin kur presidenti Vuçiq takohet me ambasadorin e tij të afërt dhe të preferuar, ambasadorin rus, dhe ata të dy fajësojnë hapur SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për nxitje të protestave, të cilat janë legjitime”, u shpreh ai.

Exit mobile version