7.1 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Joseph: SHBA dhe BE të ndryshojnë qasjen në dialog, s’mund të ndëshkohet vetëm Kosova

Profesori në universitetin John  Hopkins dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Eduard Joseph, ka deklaruar se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të ndryshojnë qasje ndaj dialogut nëse duan te shohin sukses.

Sipas tij, në mënyrë që të ketë një zgjidhje të vërtetë dhe të ketë edhe zbatim të marrëveshjes së normalizimit, gjërat duhet të ndryshojnë, pasi sipas tij është e qartë se ajo që është tentuar deri tani nuk ka funksionuar. 

“Pra, cilat janë gjërat që duhet të ndryshojnë? Një nga gjërat që duhet të ndryshojë është se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian nuk mund të vazhdojnë të mbajnë përgjegjëse vetëm Kosovën dhe jo Serbinë. Pra, kjo nuk mund të vazhdojë. Nëse SHBA-ja dhe BE-ja presin që me të vërtetë të kenë një përparim, nuk mund të vendosin masa për Kosovën, dhe të mos bëjnë asgjë ndaj Serbisë, dhe duke i sinjalizuar Serbisë dhe Presidentit Vuçiq se ju jeni nuk mbani përgjegjësi, ose mbani vetëm në mënyrat më minimale. Pra, kjo duhet të ndryshojë. Por në mënyrë që të arrihet marrëveshja, si SHBA ashtu edhe BE duhet ta marrin atë shumë më seriozisht. Duhet të merret seriozisht fakti që një lider i një vendi refuzon të nënshkruajë këtë marrëveshje.

Kryeministri i Serbisë dërgon letër ku thuhet se nuk është ligjërisht e detyrueshme. Nuk mund të presësh një lloj përparimi me këtë lloj qasjeje. Dhe e treta dhe e fundit, shumë e rëndësishme, atmosfera brenda Kosovës duhet të përmirësohet.

Atmosfera me serbët e Kosovës. Dhe dua të përsëris, ky është në interesin strategjik të Kosovës për t’u përmirësuar dhe për t’u treguar serbëve të Kosovës dhe SHBA-ve dhe BE-së se qeveria e Republikës së Kosovës i sheh realisht serbët  si qytetarë të parë të Kosovës.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img