4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Joseph këshillon Zelenskyn: Mbajeni shkurt takimin me Vuçiqin, kthehu në Kiev dhe puno për ta njohur Kosovën si shtet

Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph ka këshilluar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn që të mos mbajë takim të gjatë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, teksa ka bërë thirrje që Ukraina sa më shpejtë të njohë Kosovën si shtet.

Përmes një shkrimi të gjatë në Twitter, Joseph ka thënë se një zgjidhje përfundimtare dinjitoze e çështjes së Kosovës do t’i shkaktonte një goditje të madhe Putinit.

Ndër të tjerash ai ka thënë se Zelensky nuk duhet të bie në grackë, pasi marrëdhënia e Vuçiqit me Rusinë dhe fuqia e tij mbështetet në izolimin e Kosovë.

“Presidenti Zelensky, mos bini në grackën e përpjekjes për të joshur Vuçiqin. Marrëdhënia e tij me Rusinë – dhe fuqia e tij – mbështetet në izolimin e Kosovës. Ne e dimë këtë nga akuzat e rralla dhe të mprehta midis Beogradit dhe Moskës për lëvizjen përpara në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas Edward, si Rusia ashtu edhe Serbia e shfrytëzojnë Kosovën për të mbështetur agresionin kundër Rusisë.

“Si Rusia ashtu edhe Serbia e shfrytëzojnë Kosovën për të mbështetur agresionin kundër vendit tuaj. Në të vërtetë, ministri i Mbrojtjes i Vuçiqit – dhe kreu i partisë së tij politike – sapo fajësoi promovimin perëndimor të pavarësisë së Kosovës për pushtimin e Rusisë në vendin tuaj. Këtu hyn Ukraina. Marrëdhëniet Beograd-Moskë bien kur asnjë kryeqytet nuk mund ta izolojë Kosovën. Njohja e Kosovës nga Kievi do të katalizojë 4 #jonjohësit e NATO-s që të ndjekin shembullin. Siç e dini, një rrugë drejt anëtarësimit në NATO është çelësi”, ka shkruar ai.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se sapo të përfundojë izolimi ruso-serb i Kosovës, do të vie edhe fundi i lojës për “sharadën” e Vuçiqit.

“Sapo përfundon izolimi ruso-serb i Kosovës, është fundi i lojës për sharadën e Vuçiqit. Beogradi do të ketë vetëm një opsion: atë që ju dhe qytetarët tuaj e keni zgjedhur, për të përqafuar NATO-n dhe BE-në. Një zgjidhje përfundimtare dinjitoze e çështjes së Kosovës do t’i shkaktojë një goditje të madhe Putinit.

“Këshilla ime e ndarjes për takimin tuaj me Vuçiqin: mbajeni shkurt. Kthehu në Kiev. Detyroni ministrin tuaj të jashtëm të punojë me kryesuesin e Komisionit të FA të Parlamentit, Merezhko për njohjen e shpejtë të Kosovës nga Ukraina.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img