Profesori amerikan nga universiteti “Johns Hopkins”, Edward Joseph, ka reaguar lidhur me letrën që është nisur për Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Baritanisë së Madhe.
Ai ka thënë se nënshkrimi dhe nisja e kësaj letre nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Ukrainas, Oleksandr Merezhko, është një hap më afër drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti ukrainas.
“Nëse është autentike, duke nënshkruar një letër ku thuhet “Kosova është një vend sovran”, Oleksandr Merezhko, e ka afruar Ukrainën drejt njohjes së Kosovës. Merezhko është një avokat i respektuar ndërkombëtar, nga partia e Zelenskyt. Ky i fundit u takua me presidenten e Kosovës më 2 qershor”, ka shkruar Joseph në Twitter.